FOTO/ Tragjedi në Tiranë, mbytet 12 vjeçari. Po luante me motrën mbi liqenin me akull në Kashar

FOTO/ Tragjedi në Tiranë, mbytet 12 vjeçari. Po luante me motrën mbi liqenin me akull në Kashar

14:48, 11/01/2017
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kasharit në Tiranë, ku një 12 vjeçar me inicialet F.Gurakuqi ka humbur jetën teksa luante mbi akull në liqen.  Sipas informacioneve të para mësohet se 12 vjeçari po luante mbi liqenin e ngrirë, por fatkeqësisht akulli është thyer dhe ai ka rënë brenda.

Bashkë me të mësohet se ka qenë duke luajtur mbi akull edhe motra e tij 15 vjeçare, E.Gurakuqi i cili për fat të mirë ka shpëtuar dhe është dërguar në spital. Ndërkohë pritet mbërritja e polumbarëve për nxjerrjen e trupit të 12 vjeçarit..

Po sot, një 40 vjeçar ka humbur jetën në një rezervuar në Fier, pasi tentoi të kalonte mbi akull. 

Janë të shumta rastet ku fëmijë e të rritur janë fotografuar mbi liqenet e ngrira apo lumenjtë gjatë këtyre ditëve të ftohta me ngrica dhe dy rastet e fundit janë dëshmi e qartë e rrezikut që mund të vijë nga akulli i 'pabesë'.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco