Kujdes! Një mashtruese sillet nëpër Tiranë. Ja çfarë premton

Kujdes! Një mashtruese sillet nëpër Tiranë. Ja çfarë premton

13:22, 11/01/2017
A+ Aa A-

Një grua mashtruese është duke u sjellë nëpër Tiranë. E viktima të saj duket se janë njerëz në hall. Një grua ka denoncuar një ditë më parë se e kanë mashtruar duke i marrë 350 mijë lekë në këmbim të premtimit se do ti shëronte vajzën, shkruan SYRI.net.

Por pas marrjes së parave, gruaja është zhdukur duke lënë me “gisht në gojë” gruan që kishte hall. E kjo e fundit më pas ka vendosur që ti drejtohet policisë me shpresën se do të marrë paratë.

Burime nga policia thanë se 61-vjeçarja me inicialet P. S,. banuese në Bathore është paraqitur dje në orën 09:30 në Komisariatin numër 5 të Tiranës duke denoncuar se 3 ditë më parë rreth mesditës në banesë, me anë të mashtrimit duke i premtuar shërimin e vajzës, një grua i ka marrë 350 000 lekë.

Pas marrjes së denoncimit, policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autores së mashtrimit. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Une11/01/2017 18:54

Mendova ...duke lexuar titullin se e kishit fjalen per kryefikun e tiranes...thash heu...reforma ne drejtesi po funksionon...e kapen kryemashtruesin dhe do ta gjykojne....por jo...ju merreni me hallexhinje qe duan te ushqehen...

Shto koment

Denonco