Mrekullia/ Mori një plumb në kokë, shqiptari në Gjermani i mbijeton vdekjes

Mrekullia/ Mori një plumb në kokë, shqiptari në Gjermani i mbijeton vdekjes

23:04, 10/01/2017
A+ Aa A-

Gjenda e shqiptarit, i cili u qëllua dje me dy plumba në qytetin gjerman të Visselhövede, “është stabilizuar”, raporton sot media gjermane “Haz”, duke cituar burime nga policia.

46-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit është qëlluar nga dy persona me motor, të cilët janë ende në arrati. Ngjarja ndodhi në prani të vajzës së 46-vjeçarit, e cila nuk është lënduar fizikisht.

Policia ka njoftuar se ka gjetur të braktisur motorin e dy autorëve të krimit.

Dyshohet se ngjarja ka motiv hakmarrjen dhe autorët janë shqiptarë.

46-vjeçari ka punuar si bodigard në një diskotekë në Shqipëri dhe gjatë punës së tij ka qëlluar për vdekje një person. Për këtë, ai kaloi një vit në burg.

Pas dënimit, ai u largua për në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Visselhövede, ku jeton së bashku me familjen në një apartament me qira.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco