Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Tragjedi në familjen shqiptare/ Babai shqyen derën dhe gjen djalin e vdekur në banesë

Tragjedi në familjen shqiptare/ Babai shqyen derën dhe gjen djalin e vdekur në banesë

18:50, 10/01/2017
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar është gjendur i vdekur në një apartament në Varese të Italisë dhe një qese me heroinë është gjetur e fshehur në një dollap të banesës.

Hetimet e policië së Varese-s vijojnë lidhur me incidentin anormal të ndodhur dy javë më parë, raportojnë sot mediat lokale.

Gjatë paradites së 27 Dhjetorit, agjentët e policisë mësynë në një apartament në Varese pas raportimeve të marra se, aty ishte zbuluar kufoma e një 40-vjeçari me origjinë shqiptare (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur).

Ata që kanë lajmëruar policinë kanë qenë i ati dhe vëllai i viktimës, të cilët të shqetësuar pasi prej dy ditësh nuk kishin kontakte me të, shkuan në banesën ku jetonte 40-vjeçari.

I ati i djalit, pasi i ra ziles dhe pa se askush nuk u përgjigj, shqeu derën dhe gjeti në banesë kufomën e të birit mbi shtrat. Në gjendje shoku, ai lajmëroi djalin tjetër, i cili kërkoi ndihmën e policisë.

Policia përjashton se, vdekja e shqiptarit është shkaktuar nga përdorimi i dhunës ndaj tij nga persona të tjerë, por mbetet elementi i qeses së drogës, që u gjet e hapur. Sasia e gjetur në apartament është pak më shume se gjysmë kg.

Mbetet rezultati i testeve të autopsisë dhe toksikologjisë për të zbardhur vdekjen e shqiptarit.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco