Gazetari i ABC ngre dyshimin e madh: Kush është deputeti që futi ilegalisht Odhise...

Gazetari i ABC ngre dyshimin e madh: Kush është deputeti që futi ilegalisht Odhise...

13:30, 10/01/2017
A+ Aa A-

Gazetari i ABCNews, Flamur Vezaj ka ngritur dyshime në lidhje me hyrjen ilegale në Shqipëri të Odhise Andreas dhe vetëdorëzimin e tij në Tiranë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, por ka kaluar kufirin e Shqipërisë pa u ndaluar, duke mbërritur në Tiranë për të qëndruar pranë familje e për tu vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme.

Ja çfarë shkruan gazetari, Flamur Vezaj:

Hyrja ilegale ne Shqiperi e Odhise Andreas, bashkeshortit te gjyqtares se pezulluar Malinda Andrea, tregon edhe njehere paaftesin e policise se shtetit (qe vazhdon prej vitesh) per te ruajtur pikat e kalimit kufitar!!

Por, vec kesaj paaftesie, dyshoj se njerez te lidhur me pushtetin i kane siguruar kalimin e lire ne kufi ketij "shtetari barkderr" qe dyshohet vetem per sekserlliqe gjithe jeten!!

Imagjinoni, sa te lehte e ka nje "terrorist" apo nje "vrases me pagese" te hy e te dal nga Shqiperia pa u pikasur fare!

Ne fakt, kot shqetesohem, keta individ e kane te siguruar kufirin, sic e kane pas dhe vazhdojne ta kene!

Por deri kur do te vazhdoj kjo?

Presim te mesojme, ne ndonje nga keta "show" me motora apo makina hibride te policise :-)

#ruajeni_veten_se_kufirin_na_ruan_Zoti#

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ina me pelqeu per komentin bravo je inteligjnte..k11/01/2017 19:05

Spartak11/01/2017 14:33

Kush e futi ilegalisht ne kufi??? Hahahahah... Po e dine te gjithe se ky sekseri ishte krahu i djathte i sigurimsit Spartak Braho.

Toni11/01/2017 09:54

Ai vetem gazetar nuk eshte, di te thote brockulla si qytetari digital i injorant ss

Linda10/01/2017 18:56

Ky gazetari nuk e njeh mire drejtshkrimin e gjuhes shqipe, ka shume gabime ortografike.....

Miku i Liut10/01/2017 18:07

Po kesaj Ines pse i paska djegur kaq shume kjo puna e barkderrit ?! Apo gjoja garantiste..... Ne burg te kalbet FELLIQESIRA qe ka marre 50 mije euro me te shoqen gjyqtare tjeter FELLIQESIRE !

Ina10/01/2017 17:13

Zoti Vezaj, Ti mund te kesh te drejte per kufirin por fjalori juaj le shume per te deshiruar. Dhe ju e quani veten gazetar? Dyshime e hamendje mund te kemi te gjithe por derisa nuk eshte dhene akoma vendimi i gjykates cdo i pandehur eshte i pafajshem! barkderr apo jo, ju nuk keni te drejte te fyeni askend. Ku e keni lene etiken profesionale? Kush j'ua ka dhe e kete te drejte?

gezimi10/01/2017 13:53

Ti mor bir ke te drejte, po ku te ankohesh tek kadiu ?

Shto koment

Denonco