FOTO/ IKMT rinis shembjet tek Universiteti Bujqësor i Kamzës Shembjet qe po kryhen sot

FOTO/ IKMT rinis shembjet tek Universiteti Bujqësor i Kamzës

11:45, 10/01/2017
A+ Aa A-

IKMT-ja ka rinisur sot shembjet në territorin e Institutit Bujqësor në Kamzë, duke shënuar nisjen e fazës së dytë. Faza e parë e shembjeve u përfundua para festave.

Në total janë për t’u prishur 11 objekte brenda UBT-së dhe një pjesë e tyre tashmë janë shembur. Bëhet fjalë për godina të larta disakatëshe.

Operacioni i IKMT është drejtuar direkt nga kryeinspektorja Dallëndyshe Bici në kuadrin e rikthimit të këtij institucioni publik në shërbim të studentëve dhe pedagogëve, sikurse u deklarua kryeministri Edi Rama ën fund të vitit që shkoi.

Operacioni, që në nisje të tij, është mbështetur nga Ministria e Brendshme, ALUIZNI dhe  bashkia e Tiranës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco