Rrëfehet burri i gjyqtares, Odhise Andrea: Ja ku u fsheha këto muaj

Rrëfehet burri i gjyqtares, Odhise Andrea: Ja ku u fsheha këto muaj

10:35, 10/01/2017
A+ Aa A-

Odhise Andrea, bashkëshorti i ish-gjyqtares Majlinda Andrea, i akuzuar për korrupsion, ka deklaruar pas dorëzimit në Policinë e Tiranës se është kthyer në Shqipëri për t’i dalë zot, vetes së tij.

Ai ka deklaruar se gjatë kohës kur figuronte i fshehur ka qënë më së shumti në Itali. Po ashtu, ka ngulur këmbë se ato që janë thënë për të janë të pavërteta. “Të vërtetën e di vetëm unë”, mësohet të ketë thënë ai. 

Odhise Andrea ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se kishte marrë, si sekser i bashkëshortesh gjyqtare, 50 mijë euro ryshfet për një çështje pronash. Ai ka punuar edhe si këshilltar pranë Komisionit të Sigurisë në Kuvend.

Bashkëshortja e tij, Majlinda Andrea, është pezulluar nga detyra dhe ka masën 'detyrim paraqitje" në gjykatë për të njëjtën çështje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco