Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Ja si grabiteshin karburantet në autostradën Tiranë-Durrës. Emrat e të arrestuarve

VIDEO/ Ja si grabiteshin karburantet në autostradën Tiranë-Durrës. Emrat e të arrestuarve

09:57, 10/01/2017
A+ Aa A-

Dy të rinj janë vënë në pranga e një i tretë është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për grabitjen e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës, e raportuar mbrëmjen e djeshme nga SYRI.net.

Në poshtë janë pamjet e grabitjes së dy karburanteve brenda pak minutave me maska dhe armë. Nga hetimet është dokumentuar edhe grabitja e një karburanti të kryer rreth një muaj më parë.


 

Është zbardhur dhe dokumentuar pa kaluar 24 orë nga ngjarja grabitjen e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Janë arrestuar dy prej autorëve të dyshuar, konkretisht:

Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike;

Florian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet pë kapjen e shtetasit:

B. K. 20 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.

Specialistët për Krimet në sajë të veprimeve hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek"Mbikalimi i Fllakës", duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:

Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, këta persona dyshohen se nën kërcënimin e armës I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbiklaimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.

Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me nje mjet tip Golf.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një automjet tip Volsëagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet;

Një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat;

Dy telefona celularë.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco