FOTO/ Fuoristrada që u gjet në det është me targa amerikane, dyshohet se ka tërhequr gomone me drogë

FOTO/ Fuoristrada që u gjet në det është me targa amerikane, dyshohet se ka tërhequr gomone me drogë

14:02, 09/01/2017
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka mundur të nxjerrë nga deti automjetin që u gjet mëngjesin e sotëm rreth 30 metra larg bregut.

Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për trafik droge. Makina tip “Lexus” me targa amerikane DH 7863 mund të ketë tërhequr ndonjë mjet motorik apo gomone që është përdorur për trafik droge dhe ka ngecur në det.

Ende nuk është identifikuar pronari i automjetit, ndërsa grupi hetimor po mbledh gjurmë dhe shenja të mundshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që kanë braktisur makinën.

Brenda mjetit nuk u gjet asnjë objekt i dyshimtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco