Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën arrest me burg për Becchettin dhe Mauro de Renzin

Gjykata e Tiranës lë në fuqi masën arrest me burg për Becchettin dhe Mauro de Renzin

15:50, 13/10/2016
A+ Aa A-

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit italian Francesco Becchetti për urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj tij.

Po kështu, Gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg në mungesë edhe ndaj Mauro de Renzin, ish-administratori i televizionit “Agon Channel”, që zotërohej nga Becchetti.

Becchetti dhe De Renzi kishin depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për heqjen e masës arrest me burg.

Ata akuzohen për krijimin e skemave mashtruese, pastrim parash, evazion fiskal dhe kontrabandë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco