SKANDALI/ Kush po mashtron me kanabisin? Guardia di Financa në Itali: Ne nuk kemi publikuar asnjë raport për Shqipërinë

SKANDALI/ Kush po mashtron me kanabisin? Guardia di Financa në Itali: Ne nuk kemi publikuar asnjë raport për Shqipërinë

14:14, 13/10/2016
A+ Aa A-

Në datën 7 tetor, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, doli në një konferencë për shtyp në krah të një oficeri të Guardia të Finanza, për të raportuar mbi luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri. Që nga ajo ditë, kjo konferencë dhe të dhënat e Çakos, u njohën në media si “Raporti i Guardia di Finanza” që sipas deklarimit zyrtar përcillte këtë realitet:

“1. Sipërfaqja e monitoruar në 2016 është 506 hektarë, prej të cilave 213 të kultivuara me kanabis. Në 2013, sipërfaqja e monitoruar ishte 361 hektar, prej të cilave 323 hektarë të kultivuara (nga të cilat 319 ishin në Lazarat).

Pra sipërfaqja është më e vogël se 2013, edhe pse siç shihet, në 2013 i gjithë monitorimi fokusohej në Lazarat.

2. Orët e monitorimit janë 18% më shumë se vjet dhe thuajse 50% më shumë se 2013.

3. Gjeografia e fluturimeve, në të gjithë vendin pa asnjë limit.

4. Kjo është arsyeja pse në 2016 kemi arritur të zbulojmë më shumë hapësirë të kultivuar sesa vjet. Dhe ky nuk është shenjë dështimi, por shenjë e qartë e punës për të identifikuar dhe shkatërruar çdo parcelë.

5. Në 2016 policia shkatërron 99.8% të hapësirës së kultivuar. Në 2012 shkatërronte 0% dhe në 2013 shkatërronte 7.5%. Kush është narkotrafikanti?!?! Qeveria e lidhur me bandat e drogës kush është?!?!

6. 19% e sasisë së shkatërruar është kubike, pra që në fazën paraprake, që tregon aktivitetin masiv të policisë për të parandaluar këtë fenomen.

GdF e deklaroi shumë-shumë saktë: bashkëpunimin e shkëlqyer me Policinë Shqiptare, rezultatet shumë pozitive dhe vazhdimin e përbashkët të kësaj lufte në të ardhmen.

Saliu, Luli dhe Muli, kanë të drejtën e tyre të hedhin baltë, siç kanë bërë gjithmonë, por sot është e qartë se Shqipëria dje kishe një problem të pazgjidhur me kultivimin, kur ata ishin në qeveri. Ndërsa sot, Shqipëria ka një problem që po merr zgjidhje përfundimtare. Dallimi është shume i madh!”.

Ky pasazh është nga deklarimet e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri mbi këtë konferencë për shtyp. (http://www.balkanweb.com/site/raporti-i-guardia-di-finanza-tahiri-per-at...).

Guardia di Finanza dhe raporti i presupozuar i saj, u kthyen në linjë auto - avokatie për qeverinë që është vënë nën akuzë se favorizon kultivimin e kanabisit. Por një pyetje nuk ka përgjigje as sot: Ku është raporti i GDF-së mbi kanabisin? Dokumenti zyrtar ai që mbështet këtë pretendim të qeverisë shqiptare.

Nëse kërkon në faqen online të Guardia di Finanza, nuk gjen asnjë raportim. Aty rezulton edhe një operacion vëzhgimi ajror e fotografimi i gushtiti 2013, por jo operacioni për të cilin u mburr Haki Çako dhe më tej ministri i Brendshëm dhe kryeministri.

Për të hedhur dritë mbi këtë gjë, i drejtuam disa pyetje me e-mail selisë së GDF-së në Itali. Përgjigja ishte e papritur: një përmbledhje lidhjesh të mediave shqiptare që kishin folur për këtë çështje, pra raportimi i konferencës për shtyp të Çakos, shoqëruar me faqe të gazetave shqip të skanuara(shiko fotot bashkëngjitur).

Meqenëse kjo përgjigje në fakt nuk është përgjigje, pasi nuk mund t’i adresosh një medieje shqip adresat e mediave të tjera, “Tema Tv” u vu në lidhje telefonike me zyrën e shtypit të GDF-së, konkretisht me përfaqësuesin e saj, Stefano Catorçi, që dha këto sqarime:

Më poshtë biseda telefonike që posedohet audio e plotë:

• Alo

• Miredita, ju telefonoj nga nje tv shqiptare nga Tirana.

• Po, miredita. Folem bashke qepare. Nje moment prisni ne linje.

• Ok, po ju pres.

• Shiko, kolegu eshte ne nje linje tjeter. Nqs ke durimin te presesh 2 minuta

• Sigurisht pres

• Ose me telefono pas 5 minutash

• S’ka gje, po ra linja ju telefonoj prape

• Shume mire, j ukerkoj ndjese, kjo eshte nje sale ku bie telefoni shume. Kur une jam ne linje dhe kolegu ka gjasa te jete ne nje linje tjeter. Per dy minuta lirohet. Per fat te keq nuk ju telefonoj dot se do te ju kisha telefonuar une.

• Asnje problem, po pres.

• Po ju kaloj kolegun

• Flm

• Asgje

• Alo, miredita dhe juve, si mund te ju ndihmoj? Jam Stefano Catorcci.

• Pershendetje Stefano, ju falenderoj per pergjigjen e emailit tone. E morem sot. Ne fakt pergjigja thjesht perfshinte nje permbledhje te shtypit shqiptar. Ne fakt, ne jemi te interesuar te kuptojme me ne detaje rolin e Guardia della Finanza qofte persa i perket kendveshtrimit teknologjik qofte dhe per ate logjistik por dhe te dhena me shifra mbi suksesin apo te tere operacionin ne pergjithesi te ketyre muajve te fundit sepse nga shtypi shqiptar kemi pasur vetem nje tregin siperfaqesor pa shume detaje

• Jo, ne kete moment ne menduam te ju nisim permbledhjen e shtypit shqiptar pikerisht sepse ne konferencen per shtyp te cilen me siguri e keni degjuar qe u drejtua nga drejtori i policise shqiptare, ne ate konference qe u mbajt me 8 tetor, me fal me 7 tetor, se me 8 ishte permbledhja e shtypit, merrte pjese dhe nje zyrtar i yni, kolonel Minuto, i ulur ne te majten e drejtorit te polcise shqiptare. Ai ka dhene ndonje dicka, ndonje te dhene, ndonje numer. Por ne, per zgjedhje, dmth fatkeqesisht nuk varet nga une, por zgjedhje e administrates sone, per te mos komentuar me tej; d.m.th Guardia di Finanza foli persa i perket kesaj situate, dmth bashkepunimit me qeverine shqiptare ne betejen kundër fenomenit te mbjelljes se marijuanes ne territorin shqiptar gjate konferences. Per kete arsye kerkeses suaj per detaje te metejshme ne i themi JO. Eshte fiks nje zgjedhje e jona. Derguam nje kolonel, kolonel Minuto, ne Shqiperi per te dhene konferencen e shtypit; kush ishte prezent i beri pyetjet. Por ne ketu nga Italia nuk komentojme kete situate. Nuk e di sa arrita t'ju shpjegoj. U perpoqa te isha sa me i qarte dhe permbledhur te ishte e mundur.

• Ishit shume i qarte.

• Ja, kjo eshte. Dmth, fatkeqesisht, per aq sa na perket, duke mos pasur te dhena te tjera, kishim vetem permbledhjen e shtypit shqiptar dhe ate ju derguam. Sa te mos pergjigjeshim fare apo te ju kthenim nje email bosh, menduam qe me mire te ju dergonim permbledhjen e shtypit shqiptar. Sepse ne fakt ne nuk kemi te dhena te tjera. Gjithashtu ne nuk dime as çfare ka thene kolonel Minuto ne konference. D.mt.h ne nuk kemi as tekstin e tij. Sepse vendosem te mos e ndjekim kete gje. Pikerisht sepse eshte dicka qe ka ndodhur ne territorin shqiptar dhe atehere i tere komunikimi eshte ndjekur plotesisht nga policia shqiptare. Pikerisht per kete.

• Flm

• Asgje, faleminderit juve dhe ridegjohemi nje here tjeter.

***

Është shumë e qartë: Nuk ka një raport të Guardia di Finanza për kanabisin në Shqipëri. Nuk ka një dokument që të mund të jetë i vlefshëm për publikun. Ka vetëm prezencë të një oficeri të GDF-së në një konferencë për shtyp të Haki Çakos, që ka shërbyer edhe për të hedhur para opinionit shqiptar këtë version, që shërbeu si sapun për të larë fytyrën e nxirë nga Republika e Kanabisit që është prezente çdo ditë. Mbetet një version i dyshimtë derisa pala shqiptare të ofrojë një dokument zyrtar të firmosur e vulosur nga GDF, derisa kjo e fundit të japë njoftimin si për çdo operacion në faqen e vet. Natyrisht letrat pa firmë si ato që u shërbyen në rastin e skandalit të pajisjes përgjuese do të ishin një gënjeshtër tjetër, asgjë më shumë. /Respublica 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco