Gjobë 1 milionë euro biznesmenit të njohur. Ja kush janë dy “ushtarët” e Shullazit që u arrestuan

Gjobë 1 milionë euro biznesmenit të njohur. Ja kush janë dy “ushtarët” e Shullazit që u arrestuan

13:45, 13/10/2016
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e dy “ushtarëve” të Emiljano Shullazit, të cilët janë vënë në pranga në momentet kur kanë shkuar në paraburgimin e 313 tek “Jordan Misja” për të takuar Shullazin.

Njëri prej tyre është vënë në pranga në momentin që është futur në ambientet e paraburgimit dhe tjetri në kafen përballë burgut 313.

Dy të arrestuarit janë Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, dy persona që sipas prokurorisë dhe policisë janë me rrezikshmëri të lartë.

Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur për SYRI.net se dy personat e arrestuar në emër të Emiljano Shullazi i kanë vendosur një gjobë prej 1 milionë eurosh një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Ka qenë denoncimi i biznesmenit që ka nisur hetimet ndaj anëtarëve të bandës së Emiljano Shullazit që ka çuar edhe në arrestimet e sotme.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco