VIDEO/ Pak minuta në vendin ku ndodhi aksidenti me 4 viktima në Durrës

VIDEO/ Pak minuta në vendin ku ndodhi aksidenti me 4 viktima në Durrës

12:41, 13/10/2016
A+ Aa A-

Vdekja e katër të rinjve në përplasjen e dy makinave në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Sukthit, ka qenë e menjëhershme. Një video amatore e regjistruar pak minuta pas ngjarjes e vërteton këtë.

Në video dëgjohen disa persona që ndalojnë pranë vendit të aksidentit, pyesin nëse “kanë mbaruar të tërë” dhe marrin një përgjigje pohuese nga policë e njerëz të shumtë të mbledhur në vendin e ngjarjes.

Në aksident u përfshi mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues Dashnor Deliallisin, 36 vjeç, banues në Durrës dhe mjeti tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të Greta Sherifit, 23 vjeçe, banuese në Sarandë. Viktimat janë drejtuesit dhe Izabela Balla 33 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Elona Xhuti që gjendeshin në makinën me targa AA 694 IL.

Sipas policisë, Dashnor Deliallisi po udhëtonte në krah të kundër të autostradës me shpejtësi afro 120 km/h. 

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco