VIDEO/ Nota të falsifikuar, pezullohet zyrtari i burgut të Drenovës

VIDEO/ Nota të falsifikuar, pezullohet zyrtari i burgut të Drenovës

12:39, 13/10/2016
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka pezulluar nga detyra përgjegjësin e burimeve njerëzore të Burgut të Drenovës, Orgest Lifo. Pezullimi erdhi pak orë pasi emisioni investigativ “Fiks Fare” publikoi disa fakte se ai kishte falsifikuar listën e notave.

Drejtori i Burimeve Njerëzore në burgun e Drenovës, në regjistrat e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” figuron me dy emra, Origest Nevruz Lifo dhe Orges Nevruz Lifo. Gjeneralitetet i ka të njëjta.

Ai ka mbaruar gjimnazin në vitin 2000 dhe në vitin 2006 nga një kontroll gjendet se ky ish-nxënës figuron me dy numra amze përkatësisht Nr. 2242 dhe Nr. 2274.  Në të dy emrat si Origest Novrus Lifo dhe Orges Novrus Lifo, gjeneralitetet nuk ndryshojnë, kurse notat po. Në amzën e dytë lista e notave është me të gjitha 10-ta, por me karakteristikë që i përket një vajze.

Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se ka autorizuar një kontroll të detajuar të dokumentacionit të paraqitur nga Lifo për rekrutimin në sistemin e burgjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco