Aksidenti me 4 viktima, ekspertët: Ka ndodhur prej gabimit njerëzor

Aksidenti me 4 viktima, ekspertët: Ka ndodhur prej gabimit njerëzor

11:59, 13/10/2016
A+ Aa A-

Ishte një gabim njerëzor ai që i mori jetën 4 të rinjve pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotme në Sukth.

Ky ka qenë një nga sqarimet paraprake që kanë dhënë ekspertët e kësaj çështje. Nga vendi i ngjarjes, ekspertët pohojnë për ‘News24’ se aksidenti nuk është shkaktuar për mungesë të sinjalistikës rrugore, pasi u evidentua se aty mungonte ndriçimi.

Nga ana tjetër ata theksojnë se autostrada Tiranë-Durrës i ka të gjitha kriteret e sinjalistikës, ndërsa shtuan se hetimi do të tregojë qartë sesi Dashnor Deliallisi u fut në kah të kundërt të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me ‘Benzin’ ku udhëtonin tre vajzat, Gerta Sherifi, Izabela Balla dhe Elona Xhuti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco