VIDEO/ Familjet: Vajzat që humbën jetën ishin bashkë në Greqi për pushime Në foto: Izabela Gega majtas dhe Greta Sherifi djathtas, dy nga viktimat në Korfuz

VIDEO/ Familjet: Vajzat që humbën jetën ishin bashkë në Greqi për pushime

11:11, 13/10/2016
A+ Aa A-

Pasi janë njoftuar mbi lajmin e kobshëm për ndarjen tragjikisht nga jeta të vajzave të tyre, familjarët e 3 vajzave kanë mbërritur në morgun e spitalit të Durrësit për të identifikuar viktimat si dhe për të marrë trupat e tyre të pajetë.

Të zhytur në dhimbje të thellë e tronditje të pashoqe, familjarët e vajzave kanë thënë se 3 të rejat ishin në Greqi për disa ditë pushime. Njëra prej tyre, Izabela Gega, kishte familjen në Greqi ku jetonte prej vitesh. Paraprakisht dyshohet se ajo ishte shoferja e mjetit.

Ndërsa për 36-vjeçari nga Durrësi, Dashnor Deliallisi, mësohet se ishte emigrant në Itali, i martuar e me dy fëmijë. Nuk është ende e qartë se për çfarë arsye ai po lëvizte në sens të kundërt në autostradë, duke u përplasur me “Benz”-in tjetër ku udhëtonin 3 vajzat, përplasje e cila rezultoi fatale e tragjike, shkruan portali durreslajme.

Viktimat:

Dashnor Deliallisi, 36 vjeç, nga Durrësi,

Greta Sherifi, 23 vjeçe, nga Saranda

Izabela Gega, 33 vjeçe, nga Tirana

Elona Xhuti

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco