Maliq, 'maskat' hyjnë natën në shtëpi, rrahin burrë e grua dhe u grabisin paratë

Maliq, 'maskat' hyjnë natën në shtëpi, rrahin burrë e grua dhe u grabisin paratë

08:58, 13/10/2016
A+ Aa A-

Pak pas mesnatës, kur sapo kishte hyrë e enjtja, rreth orës 2, dy persona të maskuar në fshatin Rov të Maliqit, kanë hyrë në shtëpinë e 60-vjeçarit Xh.Z.

Sipas policisë, që shkoi në vendin e ngjarjes, dyshohet se e kanë kërcënuar dhe e kanë goditur me sende të forta në prezencë të bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar plagë të lehta, pa probleme për jetën dhe kanë mundur t'i marrin me dhunë, një sasi lekësh.

Nga deklarimet e marra dy bashkëshortëve të cilët ndodheshin të vetëm në banesë, rezulton se dy personat, nuk kanë qenë të armatosur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco