Lirohet prokurori i arrestuar për korrupsion

Lirohet prokurori i arrestuar për korrupsion

15:58, 28/12/2016
A+ Aa A-

Apeli i Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen për ish-prokurorin e arrestuar për korrupsion Petrit Vukaj.

Vukaj u arrestua më 27 nëntor 2015 pasi u akuzua se mori ryshfet për të mbyllur një çështje hetimore. Ish-prokurori i Fierit kishte masën e sigurisë arrest shtëpie gjatë kohës që po zhvilloheshin hetimet.

Por, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda nuk ka gjetur prova që fajësojnë Petrit Vukajn për korrupsion dhe ka pushuar hetimet për këtë dosje.

Në dhjetor të 2015 ka qenë sërish Apeli i Krimeve të Rënda që i hoqi masën arrest me burg ish-prokurorit të Fierit dhe vendosi arrest shtëpie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco