Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Vdesin 4 të rinj, aksident i rëndë në autostradën Tiranë - Durrës Pamje nga aksidenti i sotshëm

Vdesin 4 të rinj, aksident i rëndë në autostradën Tiranë - Durrës

07:20, 13/10/2016
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me 4 të rinj të vdekur ka ndodhur sot në mëngjes në austradën Tiranë - Durrës, afër Sukthit, në orën 4:30.

Një djalë që lëvizte me makinën e tij në sens të kundërt është përplasur me makinën ku udhëtonin tri vajzat. Të katër kanë vdekur nga përplasja e fortë e mjeteve ballë për ballë. Paraprakisht mësohet se djali quhej Dashnor Deliallisi, kurse njera nga vajzat, drejtuesja e mjetit, e ka mbiemrin Balla.

Targa e Benzit ku udhëtonin 3 vajzat është: AA 694 IL; mësohet se njera prej tyre është nga Tirana.

Ndërsa BENZ-i që drejtohej nga djali kishte targat: AA 979 GV; mendohet se ai është nga Durrësi.

Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të Sukthit dhe ka thirrur forcat zjarrfikëse për të nxjerrë trupat, pasi makinat janë shkatërruar plotësisht dhe viktimat janë mbërthyer brenda tyre.

Portali Durreslajme e ka konsideruar vendin e aksidentit si një shesh lufte dhe ka publikuar disa foto:

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Tags

    Komentet

    Shto koment

    Denonco