Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

FOTO/ Ndjekje e çmendur nëpër rrugë, një shqiptar në pranga, dy në kërkim

FOTO/ Ndjekje e çmendur nëpër rrugë, një shqiptar në pranga, dy në kërkim

12:58, 15/12/2016
A+ Aa A-

Një shqiptar është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Leçe, Itali, ndërsa dy të tjerë që ishin bashkë me të në makinën “Audi” arritën të largoheshin. Një ndjekje e çmendur me makina nisi në qytetin e Leçes, ku policia ishte vënë në ndjekje të makinës me tre shqiptarë.

Pas ndjekjes nëpër rrugët e qytetit, përplasjeve me disa makina, policia ka mundur që të ndalojë makinën “Audi”. Njëri prej shqiptarëve është vënë menjëherë në pranga, por dy të tjerë janë larguar.

Nga ndjekja është plagosur një vajzë që ecte në rrugë, e cila është dërguar në spital, ndërsa pas makinës ishin vënë disa makina të policisë dhe karabinierëve.

Pas ndalimit, makina “Audi” është sekuestruar nga policia. Ndaj shqiptarit të arrestuar, ka nisur hetimi për “kundërshtim të punonjësit të policisë”, “vjedhje të makinave”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco