VIDEO/ Policia mësyn në lokale e banesa, bën 187 kontrolle e arreston 9 persona

VIDEO/ Policia mësyn në lokale e banesa, bën 187 kontrolle e arreston 9 persona

12:23, 15/12/2016
A+ Aa A-

Nëntë persona janë vënë në pranga gjatë 3 ditëve të fundit, ndërsa policia thotë se ka bërë 187 kontrolle në banesa, lokale e makina, duke çuar në pranga 9 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale.  

Kontrollet janë bërë në Tiranë nga uniformat blu të cilët thonë se persona e arrestuar janë të kërkuar nga drejtësia shqiptare, por edhe vende të tjera.

Janë kryer:

63 kontrolle banesash.

10 kontrolle lokalesh.

44 kontrolle mjetesh.

67 verifikime personash.

Si rezultat, janë kapur 9 persona, të dënuar për vepra të ndryshme penale brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.


 

Më konkretisht:

E. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim policor më datë 06.12.2016, nga Komisariati i Policisë Nr 2 Tiranë, për veprën penale “Kanosja”.

E. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 04.06.2015,  ku ka dërguar urdhërin e datës .04.06.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhje”.

K. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.11.2016,  ka dërguar urdhërin e datës 25.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dënuar me 2 muaj burg burg, për vepren penale ”Drejtim automjeti në mënyre të parregullt”.

E. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 16.11.2016,  ka dërguar urdhërin e datës 04.11.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

F. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 25.03.2016, ka dërguar urdhërin e datës 11.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.

L. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 23.02.2016, ka dërguar urdhërin e datës 10.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

P. M., 24 vjeç, banues në Vlorë. i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, për veprën penale “Mashtrimi”.

N. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 15.05.2015,  ku ka dërguar urdhërin e datës 14.05.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

M. O., 33 vjeç, banues në Tiranë, shtetas Maqedonas, pasi Gjykata e Tetovës, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco