Aksident në Durrës, shoferja përplas një burrë

Aksident në Durrës, shoferja përplas një burrë

10:42, 15/12/2016
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një makinë ka përplasur një burrë.

Burime nga policia thanë se 34-vjeçarja me inicialet A. K., banuese në Tiranë, duke drejtuar makinë tip “Fiat Punto” me targa  AA 928 JI, ka aksidentuar një burrë, të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, I cili udhëtonte me biçikletë.

Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco