Prokurori amerikan Gjon Junçaj ka shkuar që herët në mëngjes në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për mosarrestimin e trafikantit të shumëkërkuar Kelmend Balili.
Nuk ka një njoftim zyrtar për takimin mes tyre, por biseda është fokusuar në procedurat për lëshimin e urdhrit të arrestit ndaj Balilit.
Ditën e djeshme edhe ambasadori i SHBA Donald Lu kritikoi ashpër policinë shqiptare duke thënë se ka dështuar për arrestimin e “Eskobarit të Ballkanit”.
Prokuroria amerikan Gjon Junçaj ndodhet në Shqipëri për të asistuar në zbatimin e reformës në drejtësi.
© SYRI.net