Itali, gruaja shqiptare tenton të mbytet në kanal, i riu rrezikon jetën për ta shpëtuar

Itali, gruaja shqiptare tenton të mbytet në kanal, i riu rrezikon jetën për ta shpëtuar

19:12, 03/12/2016
A+ Aa A-

Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm në Casale Monferrato të Italisë, për të shpëtuar një 48-vjeçare shqiptare, e cila tentoi të vetëvritet duke u hedhur në ujërat e kanalit Lanza, në rrugën “Luparia”.

Disa qytetarë dëgjuan ulërima dhe lajmëruan policinë. Ndërkohë, një 28-vjeçar u hodh në ujë, dhe arriti të nxjerrë shqiptaren në breg, ku efektivët e policisë, së bashku me ata të zjarrfikëses, përfunduan operacionin e shpëtimit.

Gruaja u shtrua në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, i riu i është nënshtruar trajtimit antibakterial, për shkak të ujit që ka gëlltitur.

*Në foto, kanali Lanza në Casale Monferrato

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco