DETAJET/ Dëshmitarët: Gruaja në Fier ishte e zhveshur, e hodhi burri

DETAJET/ Dëshmitarët: Gruaja në Fier ishte e zhveshur, e hodhi burri

17:00, 03/12/2016
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë bërë publike sa i përket ngjarjes së rëndë në qytetin e Fierit, ku një grua u rrëzua nga pallati dhe humbi jetën menjëherë.

Sipas banorëve dhe dëshmitarëve, 43-vjeçarja u hodh nga burri i saj, i cili e shtyu nga dritarja e tualetit të katit të 4-t të apartamentit të tyre. Sipas dëshmisë së banorëve, viktima Liljana Ruko tentoi të mbahej, por bashkëshorti e shtyu me këmbë.

Fqinjët thonë se gruaja ka qenë lakuriqkur u rrëzua nga lartësia. Policia shoqëroi bashkëshortin për ta marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Kryengritja, ndërsa çifti kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania ku kishte shkuar për azil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco