Gruaja rrëzohet nga pallati, dyshohet se e ka hedhur burri

Gruaja rrëzohet nga pallati, dyshohet se e ka hedhur burri

16:29, 03/12/2016
A+ Aa A-

Një grua është rrëzuar nga kati i 4 i një pallati në Fier, e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Viktima është Liljana Ruko, e cila ndërroi jetë rrugës për në spital, teksa ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Kryengritja'. 

Policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshortin e saj, pasi ka dyshime se mund të ketë hedhur ai gruan pas ndonjë sherri të mundshëm mes tyre.

Çifti Ruko ishte kthyer nga Gjermania pak kohë më parë, ku kishin shkuar për të kërkuar azil, por iu ishte refuzuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco