Baroni i drogës që u kap në Turqi/ Ja me sa emra njihej, kompania që kishte në Shqipëri dhe hetimi nga...

Baroni i drogës që u kap në Turqi/ Ja me sa emra njihej, kompania që kishte në Shqipëri dhe hetimi nga...

14:43, 24/03/2018
A+ Aa A-

Met Kanani nga Memaliaj, i arrestuar nga policia turke pak ditë më parë bashkë me 10 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni antidrogë, hetohej prej mbi 1 vit nga Krimet e Rënda në Shqipëri.

Sikundër raportojnë mediat, Kanani fshihej prej kohësh në Turqi, ndërsa është konsideruar nga policia turke, por edhe nga disa agjensi ligjzbatuese në Europë, si një nga baronët më të mëdhenj të drogës.

Ai dyshohet se drejtonte një prej grupeve të fuqishme në trafikun e kanabisit nga Shqipëria drejt Turqisë, por edhe heroinës nga Afganistani.

Sipas mediave turke,  Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-s,  1.6 tonë kanabis që u kap nga policia Greke pas një përleshje në det.

Mediat turke theksojnë faktin se Met Kanani, që njihet edhe me emrin Met Metalli, cilësohet edhe si “baron i madh i drogës” pasi kontrollon edhe rrugët e trafikut të heroinës nga Afganistani, Irani dhe Turqia drejt Europës. Met Kanani njihet edhe me emrat “Hiqmet” dhe “Nimet”.

Në Shqipëri rezulton se në emër të tij ka një kompani eksport-importi me qendër në Fier, por që ka një status pasiv në biznes prej tetorit të vitit 2005.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco