Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Shqiptari në Irlandë, truri i rrjetit më madh të trafikut të klandestinëve drejt SHBA

Shqiptari në Irlandë, truri i rrjetit më madh të trafikut të klandestinëve drejt SHBA

13:10, 24/03/2018
A+ Aa A-

Një megaoperacion u zhvillua në Shqipëri më 17 mars kundër trafikimit të qenieve njerëzore drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në pranga ranë 39 persona, ndërsa 12 të tjerë u shpallën në kërkim. Lajmi bëri bujë në mediat vendase, por jo vetëm. 

“Ky individ është një prej personave kryesorë të grupit dhe dyshohet se është shumë i përfshirë në trafikim. Ai dyshohet se është pjesë e mafias shqiptare dhe është përfshirë në shumë aspekte të krimit të organizuar”, thotë një burim për “The Sun”.

Gjithashtu, sipas burimit, “Garda po mundohet të zbulojë, nëse ai ishte i përfshirë në akte kriminale në Irlandë. Ai ka qenë i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga ku u zbulua se shqiptari jetonte në Irlandë përpara se të bënte vizita të shpeshta në atdhe”.

Klandestinët, shumica nga Shqipëria dhe nga vendet e tjera të Europës lindore, detyroheshin të paguanin 8000 euro për të shkuar në Britani dhe më shumë se 20000 euro për të shkuar në SHBA dhe Kanada, shkruan më tej “The Sun”., citon abc. news. Bandat përdornin dokumenta udhëtimi false, duke përfshirë edhe pasaporta irlandeze të falsifikuara. Edhe pse 39 persona u kapën, autoritetet po kërkjonë edhe 12 persona të tjerë të arratisur. “Bandat shqiptare janë duke u futur fuqishëm në trafikun e drogës në Holandë dhe janë një nga organizuesit kryesorë të traãkimit të qenieve njerëzore në Europë”, përfundon shkrimin “The Sun”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco