'O ëngjëll që ike në lule të rinisë...' vajtimi i motrës për vëllanë që vdiq në rrugën e Gjirokastrës

'O ëngjëll që ike në lule të rinisë...' vajtimi i motrës për vëllanë që vdiq në rrugën e Gjirokastrës

12:49, 24/03/2018
A+ Aa A-

25-vjeçari Klajdi Ngjelina gjeti vdekjen një ditë më parë në një aksident rrugor, teksa po udhëtonte me zetor bashkë me prindërit e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites pranë urës së Kardhiqit, në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, kur zetori me të cilën udhëtonte familja Ngjelina u përplas me një makinë.

Prindërit e tij morën vetëm dëmtime, por fatmirësisht pa rrezik për jetën. Ndërsa i riu ndërroi jetë në vend.

Sot pas 24 orësh, dhimbja në familjen Ngjelina është e madhe, e cila është detyruar të hapë dyert e mortit në tragjedinë që u ndodhi.

Pikëllimin nuk e ka mbajtur dot motra e viktimës, Ermida Lutaj Qiro e cila i ka kushtuar një dedikim rrënqethës, vëllait të saj të ndjerë.“Do na mungosh zemra motrës, do më marrë malli të dëgjoj zërin sa herë vije në lagje e më thërrisje poshtë ballkonit gjithmonë i buzëqeshur, duke me pyetur si të ka vëllai? Ambrit që sa të shihte ty apo makinën tënde me vrap rendte drejt teje e ti e pushtoje në përqafim e puthje. Sa lot kemi derdh për ty sot, sa ka qarë Ambri se e doje e të donte shumë. Ishe kaq i dashur, kaq i mirë, i çiltër, pyes veten pse jeta është kaq e padrejtë? O engjëll që ike në lule të rinisë pa e jetuar dhe shijuar atë. Gjithmonë do mbetesh i paharruar Klajdi Ngjelina” shkruan ajo.


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco