Arrestohet një kriminel në Berat, nis hetimi i pasurive të dyshimta

Arrestohet një kriminel në Berat, nis hetimi i pasurive të dyshimta

12:45, 24/03/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit njoftoi sot se është kapur "një shtetas me rrezikshmëri të lartë kriminale" në Berat. Ai quhet Edison Çobo, 45 vjeç, banues në lagjen Çlirim të këtij qytetit.

Policia njoftoi se arrestimi i Çobos, person në kërkim, u bë nga  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve me Komisariatin e Policisë Berat në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative

"Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendim Nr.4137 datë 25.09.2017 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale, "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu ndaj këtij shtetasi DVP Berat ka nisur hetimin pasuror, ku për këtë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë," përfundon njoftimi.                                                        

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lamja25/03/2018 03:08

Perse nuk dergoni ne Prokurorine e Krimeve te Renda te gjithe drejtuesit e policise, prokuroret , gjyqtaret , deputetet , politikanet dhe drejtuesit kryesore te ministrive dhe institucione qendrore ? Perse e nisni me personat te cileve u kerkohen rrushfete , para etj nga policia e shtetit dhe kur nuk marrin "haraçin" , menjehere i dergojne ne gjykate ? Perse nuk coni Fatos Lulon ne Gjykate te provoje pasurine e tij ? Apo ju vidhni, grabisni , vendosni gjoba ne emer te funksionit dhe nuk ju gjen asgje. Asnje gjemb ne kembe nuk ju hyn ..... Bravo , hajdute me Kushtetute, Kode dhe Ligje.

Shto koment

Denonco