Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

VIDEO/ Vrasja e 'maskave' në Fier, zonja e shtëpisë: Për fat qe llozi në derë, Minella më bënte llafe

VIDEO/ Vrasja e 'maskave' në Fier, zonja e shtëpisë: Për fat qe llozi në derë, Minella më bënte llafe

09:18, 23/03/2018
A+ Aa A-

"Unë e lë derën pa lloz, por Minella më bënte llafe gjithmonë!" Kështu rrëfen Elsa Muça, zonja e shtëpisë që do të grabitej gjatë natës në Fier nga 4 persona me maska dhe të armatosur, por që u goditën nga Policia në momentin kur po thyenin drynin.

Teksa fshin derën ku kanë mbetur gjurmët e grabitësve, Elsa shpjegon se ata nuk arritën të futen brenda, pasi llozi i derës ishtë i futur në beton. I shoqi, që Minella, ka ndërhyrë dhe i ka shmangur me takt gazetarët që e pyesnin tek dera: “Mirë, si jeni, - thotë, - na falni se kemi një çikë punë tani," dhe mbylli me kujdes derën. 

Policia e Fierit ka krijuar një perimetër rreth pallatit ku ndodhi përplasja me grabitësit. Shumë prova janë mbledhur; një nga grabitësit i vdekur gjendet në morg, tjetri i plagosur, 37 vjeç, në spitalin rajonal të Fierit në gjendje të rëndë. Shih videon dhe lexo më poshtë:

Policia e Fierit ka dhënë një informacion paraprak mbi shkëmbimin me armë që ka pasur me grabitësit gjatë natës dhe një viktimë nga radhët e grabitësve.

Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, pranë banesës së shtetasit Minella Muça, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrjedaljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco