Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

VIDEO/ Armë dhe drogë, policia kontrolle të shumta në Tiranë. Pamjet e operacionit

VIDEO/ Armë dhe drogë, policia kontrolle të shumta në Tiranë. Pamjet e operacionit

12:06, 22/03/2018
A+ Aa A-

Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga "Shqiponjat", Forcat e Operacioneve Speciale të Policisë së Tiranës, Patrullat e Përgjithshme si dhe nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë dy persona të cilët qarkullonin me armë zjarri, ku janë sekuestrua dy pistoleta, fishekë dhe doza me lëndë narkotike.

Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë, 22 persona të tjerë, me precedentë penalë të mëparshëm.

Si rezultat i kontrolleve, në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 1, rreth orës 22:30, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia shtetasit Dritan Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri pistoletë, një krehër me 10 fishekë, 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa".

Aga u arrestua në flagrancë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", si dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".  

Gjithashtu në rrugën “Dritan Hoxha”, tek sheshi “Karl Topia”, në territorin që mbulon Komisariati nr. 2, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Seat”, që drejtohej nga Enver Sylaj, 27 vjeç, banues në Tropojë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me dy krehëra me 14 fishekë.

Sylaj u arrestua në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Kontrollet do vijojnë në kohë dhe orare të ndryshme në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco