Identifikohet hajduti i 'Benz-it' të policit, i fiksuar pas 'Mercedezëve'

Identifikohet hajduti i 'Benz-it' të policit, i fiksuar pas 'Mercedezëve'

11:54, 22/03/2018
A+ Aa A-

Identifikohet autori që tentoi të vjedhë makinën e një punonjësi të policisë ditën e djeshme në Vlorë.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e shtetasit Sh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Ngjarja për të cilën akuzohet u shënua mëngjesin e së mërkurës në lagjen "11 korriku". I riu pasi ka vjedhur mjetin, është përplasur me një shtyllë elektrike rrugës.

Më pas ai është larguar, ndërsa në mjet dhe jashtë tij u gjetën pika gjaku që tregon se 18 vjeçari është plagosur në aksident.

Shtetasi Sh.B sipas njoftimit të policisë rezulton autor edhe i disa vjedhjeve të tjera në qytetin e Vlorës.

- Më datë 10.03.2018,  në lagjen ''28 Nëntori'', ka vjedhur automjetin tip ''Benz'', në pronësi të shtetasit D.S..

- Më datë 19.03.2018, ka vjedhur automjetin tip ''Benz'', të shtetasit S.D.

Materialet hetimore i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Vjedhja''.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco