Arrestohet 15-vjeçari për aksidentin me dy të vdekur në Burrel

Arrestohet 15-vjeçari për aksidentin me dy të vdekur në Burrel

08:04, 22/03/2018
A+ Aa A-

Policia e Matit ka arrestuar një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ishte shkaktari i aksidentit të rëndë me dy të vdekur në Burrel. Ai ka inicialet Xh.N.

Nga aksidenti vdiqën dy të rinj, Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend;  Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës  dhe A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, që i dërgua në spital në Tiranë. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19.00 në vendin e quajtur ‘Lapidari’ në Komsi, Mat, ku u përfshinë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë.

Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco