Gruaja gjen burrin e mbytur në kanal Foto ilustruese

Gruaja gjen burrin e mbytur në kanal

22:48, 21/03/2018
A+ Aa A-

Një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë në Bulqizë nga bashkëshortja e tij. Sipas policisë, dyshohet se vdekja e V.S., 80 vjeç, ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.

Policia bëri me dije se rreth orës 17:30, salla operative e Komisariati të Policisë Bulqizë, është njoftuar nga F.S., 64 vjeçe, banuese në Bulqizë, se në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut”, në kanalin e ujërave vaditës, fshati Vajkal, kishte gjetur të mbytur brenda në kanal bashkëshortin saj shtetasin V.S, 80 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi dhe Eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë këqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

V.S. ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për "Largim nga Banesa". Më 18 Mars, është paraqitur pranë  Komisariatit të Policisë Bulqizë, F.S., ku ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, V.S, është larguar nga banesa më 17 Mars dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër si ngjarje aksidentale, njoftoi Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco