Rudi Xhuliani: Si e kam njohur Falkonen dhe Borselinon dhe krimi organizuar rus...

Rudi Xhuliani: Si e kam njohur Falkonen dhe Borselinon dhe krimi organizuar rus...

22:34, 21/03/2018
A+ Aa A-

Rudi Xhuliani, ish-prokuror dhe ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, ka rrëfyer mbrëmjen e sotme sesi ka njohur gjykatësin Xhovani Falkone dhe Paolo Borselinon. “Gjykatësi Falkone veçanërisht ishte një mik shumë i mirë. Ai punoi në zyrën time për dy vjet. Herë pas here. E takova vetëm disa muaj apo javë përpara se të vdiste. Në Romë. Ai nuk më lejonte të shkoja në Siçili. Për shkak të kërcënimeve ndaj meje. Dhe unë u përpoqa ta bindja atë të mos kthehej më në Siçili sepse mund të punonte nga Roma apo Napoli ku mund të ishte më mirë i mbrojtur. Dhe ai tha që ishte një patriot siçilian. Dhe nëse ai nuk mund të shkonte në Siçili atëherë çfarë kuptimi kishte puna e tij? Dhe disa muaj më vonë, ai dhe gruaja e tij e re u hodhën në erë në Palermo. Mund ta imagjinosh këtë? Është akoma një humbje e madhe. Por puna e tij vazhdoi dhe ata kanë bërë një punë të mirë me mafian atje”, rrëfen Xhuliani.

I keni takuar ndonjëherë Borsalinon dhe Falkonen?

Sigurisht. Dhe Busheton i cili ishte numri dy në mafia dhe bashkëpunonte me ne. Gjykatësi Falkone veçanërisht ishte një mik shumë i mirë. Ai punoi në zyrën time për dy vjet. Herë pas here. E takova vetëm disa muaj apo javë përpara se të vdiste. Në Romë. Ai nuk më lejonte të shkoja në Siçili. Për shkak të kërcënimeve ndaj meje. Dhe unë u përpoqa ta bindja atë të mos kthehej më në Siçili sepse mund të punonte nga Roma apo Napoli ku mund të ishte më mirë i mbrojtur. Dhe ai tha që ishte një patriot siçilian. Dhe nëse ai nuk mund të shkonte në Siçili atëherë çfarë kuptimi kishte puna e tij? Dhe disa muaj më vonë, ai dhe gruaja e tij e re u hodhën në erë në Palermo. Mund ta imagjinosh këtë? Është akoma një humbje e madhe. Por puna e tij vazhdoi dhe ata kanë bërë një punë të mirë me mafian atje. 

Ti dhe prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara shkatërruat 5 familjet mafioze të Nju Jorkut. Janë akoma të pranishme ato atje? Janë akoma ato familje aktive?

Ndoshta nuk janë më 5 familje se familja Bonanno pothuajse është zhdukur.

Ndoshta jane mbetje te atyre familjeve, grupe te mbetura prej tyre nese mund te thoshim keshtu. Ata nuk jane më aspak grupet me te fuqishme te krimit te organizuar ne Nju Jork.

Ka grupe shume me të fuqishme si “Bandave e Droges ne Ameriken e Jugut”, banda MS-13 nga El Salvadori, shumë më teper brutalë seç ka qenë ndonjëherë Mafia, Krimi i Organizuar Rus është tepër i dhunshëm, krimi i organizuar kinez gjithashtu teper brutal.

Mafia nuk ka lidhjet politike dhe ato te biznesit. Marifeti qe përdorim ne nuk eshte thjesht burgosja e tyre, por vënia në zbatim e Ligjit “Rico” për t’u marrë bizneset, per t’u rrëmbyer ndikimin politik dhe influencen e biznesit po ashtu. Aty janë paratë e tyre.

Ka dicka që më ka bërë shumë përshtypje. Dhe nuk e shpjegoja dot. Mafia është absolutisht diçka shumë e keqe, krimi i organizuar le të themi. Por kam parë funeralin e Xhon Gotit apo të Pol Kastelanos. Shumë njerëz, madje edhe të varfrit nga Bronksi, Bruklini morën pjesë në funeralin e tyre. Pse? Pse ky popullaritet i dy mafiozëve?

Po sepse ata të dy, dhe Goti akoma me tepër se Kastelano... Goti luajti rolin e Robin Hudit, duke ndihmuar njerëzit në “Lagje”. Nuk është i ndihmoi vërtetë, por shtirej sikur e bënte.

Ishte popullor ai me njerëzit e varfër?

Ai ishte shumë popullor tek ajo popullsi qe ne e quanim “Dy Lagjet” e tij, në Little Italy (Italine e Vogël)  dhe klubin e tij social ne Kuins.Ishte shumë popullor atje dhe gjithashtu ia kishin frikën. Ai vrau njeriun që unë mendoj se aksidentalisht i vrau djalin, aksident me makine.Është qesharake per nje tip...

Per nje kriminel, vrasës.

E kisha harruar që Kardinali O’Konor, kryepeshkopi i Nju Jorkut ne ate kohë, nuk e lejoi Kastelanon të varrosej në një varrezë katolike apo ne nje kishe katolike. Mendoj se e njëjta gje ka ndodhur edhe me Gotin. Nuk ma do mendja se është varrosur sipas nje ceremonie katolike.

Në 1993 ju jeni bërë republikani i parë, pas 30 viteve që fituat në Nju Jork, u bëtë kryebashkiaku i Nju Jorkut. Por pjesa më e rëndësishme ishte ndryshimi i qytetit, lufta kundër kriminelëve dhe ndryshimi i plotë i sigurisë së qytetit.Si e arritet ju këtë gjë? Si mundët të luftonit kriminalitetin në këtë qytet kaq problematik?

Kam pasur mbështetjen e popullit. Isha zgjedhur per të dobësuar krimin, sepse ai kishte arritur ne ate nivel qe ishte...

Ishte e vështirë?

Njerëzit që e kane jetuar ate periudhe mund t’ju thonë se krimi nuk mund te reduktohej. Kishte 30 a 40 vjet ... Sa vinte e perkeqesohej gjendja dhe deri ne 2000 vrasje... shume krime ishin eliminuar deri diku, por asgje qe mund ta ndryshonte gjendjen. Prandaj ne duhej vertet...

Si jeni ndihmuar nga populli në luftën kundër krimit?

Figurat politike duhet ta mbështesnin atë që po bëja unë, sepse populli ishte shume mbeshtetës dhe të ngopur me krimin ne qytet. Kështu unë arrita të kisha policinë që kisha nevoje, t’i pozicionoja ne mënyra të ndryshme, të sillja kompjuterët që nuk ishin përdorur kurrë më parë që të shihnim në ekran krimet që kryheshin...

Central Park ishte një katastrofë. Ishte e pamundur të kalohej.

Central Park ishte i lehtë, sepse ishte vetem nje park dhe duke pasur numrin e duhur te forcave policore, duke u dhene pajisjet e duhura, me statistikat e duhura, ai mund ta pastrohet shume shpejt. Harlemi ishte i vështirë, sepse aty duhet të ndryshohej situata e biznesit. Ndryshim i madh nuk mund te kryhej ne Harlem, sepse ishte shume i rrezikshem. Ata kishin ata shitesit shëtitës  qe shisnin në rrugë dhe s’mund t’u vinim taksa. Duhet t’i hiqja qafe ata, të gjithë. i çova të gjithë afer një Xhamie, nën kontrollin e nje Imami , person im i afërt. Pastaj kishim mundësi t’i mbanin nën kontroll siç duhej, në qendër të Harlemit. Kështu mundëm të vendosnim rregull dhe menjeherë pas kësaj mund të sillnim ndryshimin në Harlem. Dhe Harlemi sot...

Është absolutisht shumë ndryshe.

Një vend shumë i këndshëm. Kishte nevojë për ato hapa.  Nuk duheshin mrekulli, por kontroll i sakte dhe i rrepte dhe po ashtu politika ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco