FOTO/ Aksidenti me dy të vdekur: Shoferi një fëmijë, në Polici bashkë me të atin

FOTO/ Aksidenti me dy të vdekur: Shoferi një fëmijë, në Polici bashkë me të atin

22:01, 21/03/2018
A+ Aa A-

Shoferi i automjetit të përfshirë në aksidentin me dy të vdekur në Burrel është një fëmijë, sipas hetimeve paraprake të Policisë.

Xh.N, rreth 15 vjeç, dyshohet se pas aksidentit u largua nga vendngjarja, ndërsa më pas është paraqitur në komisariatin e Policisë Mat bashkë me të atin, G.N., 50 vjeç, referuar të njëjtave burime. Gentian Hani dhe Alfred Balla kanë mbetur të vdekur, ndërsa një 17-vjeçai mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur në Muzhak.

    Aksidenti

    Rreth orës 19.00, në vendin e quajtur 'Lapidari', njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe një motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 persona, njoftoi Policia.

    Është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një automjet është aksidentuar me një motoçikletë. Për pasojë janë aksidentuar:

    -Gentian Hani, rreth 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e aksidentit.

    - Alfred Balla, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit të Tiranës.

    -A.H, rreth 17 vjeç, banues në Komsi, i transportuar drejt spitalit të Tiranës.

    Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe më pas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, pronari i automjetit shtetasi G.N, 50 vjeç, dhe djali i tij shtetasi Xh.N, rreth 15 vjeç. Paraprakisht dyshohet se automjetin e drejtonte shtetasi Xh.N, i cili është përplasur fillimisht me motoçikletën, dhe më pas me shtetasit këmbësor, shtuan të njëjtat burime.

    Ndërkohë, grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku22/03/2018 00:08

    Kanë marrë shembull nga deputeti Qifja, vrasin njerëz, arratisen nga vendi i ngjarjes (dopio krim) dhe kur u del rakija paraqiten "vullnetarisht" no polici. Njëlloj si deputet Qifja. Qifja nuk u ndalua, nuk u dënua, kush ka kurajë të dënojë këta kriminelët e tjerë? Ka apo s'ka Vetting këtu? Ju dhjefsha "Po bëj Shteeaaat".

    Shto koment

    Denonco