FOTO/ Me maskë në kokë grabit banesën e çiftit, lekët i harxhon në kumar

FOTO/ Me maskë në kokë grabit banesën e çiftit, lekët i harxhon në kumar

20:56, 21/03/2018
A+ Aa A-

Banesa e një çifti të moshuar është grabitur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, ndërsa autori është vënë në pranga disa orë më pas.

Sipas policisë, 100 mijë lekë të vjetra që Arbland Demçaj i grabiti në banesë, i harxhoi në kumar.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vjedhur me dhunë banesa e shtetasit A. Ç., në lagjen Manalat, Gjirokastër, nga një person i paidentifikuar dhe i maskuar, ku të pranishëm në momentin e ngjarjes kanë qënë të zotët e banesës shtetasit A.Ç, 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja L.Ç 58 vjeçe, me të cilët autori i ngjarjes është konfliktuar, ju informojmë se:

Pas një pune intensive të bërë  nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja në kohë e ngjarjes,  identifikimi, kapja dhe  arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy telefona celular të markës Samsung,  disa bizhuteri, një unazë e një varëse, sende këto të vjedhura në banesë,  ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh aurori e kishte shpenzuar në lojra fati.

Materialet në ngarkim të  këtij shtetasi do ti kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", vepër kjo e parashikuar  nga  neni 139 i Kodit Penal.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco