Aksidenti tragjik në Burrel, rritet numri i viktimave

Aksidenti tragjik në Burrel, rritet numri i viktimave

20:29, 21/03/2018
A+ Aa A-

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në Muzhak të Burrelit mbrëmjen e sotme. Gentian Hani dhe Alfred Balla kanë mbetur të vdekur. Ndërsa E.H, rreth 18 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë. Ai po transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar. 

Dinamika

Policia njofton se: "Rreth orës 19.00, në vendin e quajtur 'Lapidari', njësia Administrative Komsi, Mat, janë përfshirë në aksident një automjet dhe nje motoçikletë, ku janë aksidentuar 3 shtetas. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se një mjet tip 'Opel Sharon', është aksidentuar me një motoçikletë. Per pasoje janë aksidentuar shtetasit:

- A.B, rreth 35 vjeç, banues në Komsi, ka humbur jetën gjatë rrugës drejt spitalit te Tiranës.

-E.H, rreth 18 vjeç, banues në Komsi, po transportohet drejt spitalit te Tiranës.

Shtetasi G.H, rreth 29 vjeç ka humbur jeten ne vend si pasojë e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes".

Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po punojnë për ndalimin e drejtuesit të automjetit, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco