Mbyllet dosja/ Si banakieri shqiptar përdhunonte kamerieret në lokal. Skenat në kamerat e sigurisë Foto ilustruese

Mbyllet dosja/ Si banakieri shqiptar përdhunonte kamerieret në lokal. Skenat në kamerat e sigurisë

17:20, 21/03/2018
A+ Aa A-

Prokuroria italiane ka mbyllur hetimet, duke çuar të pandehur një shqiptar rreth të 50-tave, të akuzuar për përdhunim e dy femrave.

Ngjarjet për të cilat akuzohet banakieri shqiptar, dyshohet se kanë ndodhur në Mars dhe Prill 2017. Gjyqi ndaj shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pritet të nisë këtë muaj, sipas raportimeve të medieve italiane.

Sipas dëshmive të vajzave të përdhunuar, ku bazohet edhe akuza e prokurores Barbara Badellino, “modus operandi” i shqiptarit ishte i njëjtë në të dyja rastet: Ai hidhte drogë në pijet e bashkëpunëtoreve të tij, të dyja në provë, në orarin e mbylljes së barit në lagjen “Pozzo Strada” në Torino. Kjo, në mënyrë që ato të ndiheshin të pafuqishme. Më pas, abuzonte seksualisht me vajzat.

Në rastin e dytë, vajza e rënë pre e përdhunimit është minorene dhe skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit.

Ajo ka bërë kallëzim duke çuar edhe në nisjen e hetimeve. Pikërisht në këqyrjen e kamerave të sigurisë së rastit të dhunës seksuale ndaj minorenes, hetuesit zbuluan edhe rastin e parë të përdhunimit.

Ndërkohë, i akuzuari, ka mohuar akuzat dhe pretendon se ishin vajzat që kanë tentuar më parë të bënin seks me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco