Tutorja kërcënon rumunen të prostituojë: Do të çoj shqiptarët të të djegin shtëpinë!

Tutorja kërcënon rumunen të prostituojë: Do të çoj shqiptarët të të djegin shtëpinë!

07:41, 21/03/2018
A+ Aa A-

Një 28 vjeçare nga Rumania duhet ta ketë detyruar një bashkëkombëse të veten për prostitucion. E pandehura duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë zvicerane të mërkurën, shkruan “20min.ch”

Për shkak të akuzës për trafikimin e qenieve njerëzore, Prokuroria kërkon dënim prej 18 muajsh, ndërsa verdiktin final do ta sjellë Gjykata Rajonale e Zyrihut të mërkurën. 28 vjeçarja e kishte sjellë 18 vjeçaren në pranverë 2014, për të punuar si masazhiste.

Por e reja 18 vjeçare është detyruar më pas të masazhojë meshkujt deri në orgazmë. Sipas marrëveshjes marrëdhëniet seksuale nuk ishin të detyruara për të dhe për vete mbante gjysmën e fitimeve. Por më pas ajo ka qenë e detyruar të pranojë kërkesat e klientëve, përkundër vullnetit, përcjell albinfo.ch.

Sipas dëshmisë së Prokurorisë, 18 vjeçarja ka qenë e keqtrajtuar me tërheqje veshi, shkulje flokësh dhe shuarjen e cigares në trupin e saj. Ajo e kishte kërcënuar se do t`ia dërgonte “shqiptarët për t’ia djegur shtëpinë” dhe se kishte dëgjuar shprehje në telefon “të vrasim një kurvë”, shkruan albinfo.ch.

Përveç kësaj rumunia akuzohet edhe për shitje të kokainës, andaj ajo mund të ketë dënim të pjesshëm të burgut prej 36 muajsh, si një dënim shtesë ndaj një urdhri penal të lëshuar tashmë në Basel.

Nga dënimi total, 28 vjeçarja duhet sëpaku të qëndrojë gjysmën e saj me një provë kohore prej dy vjetësh. Ajo tashmë e ka kryer burgun, pasi në paraburgim ndodhet nga janari 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco