Arrestimet në Lezhë/ Ja si u zbuluan fallsifikimet me tokat në Shëngjin, hetimet nisën në …

Arrestimet në Lezhë/ Ja si u zbuluan fallsifikimet me tokat në Shëngjin, hetimet nisën në …

11:39, 18/03/2018
A+ Aa A-

Hetimet që çuan në arrestimin e Kryebashkiakut të Lezhës dhe disa zyrtarëve në këtë qytet kanë nisur në vitin 2017. Indicja e nisjes së hetimeve nisi pasi një qytetar në korrik të 2017 iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme me një kallzim për tjetërsimin e sipërfaqes së tokës në Shëngjin. Prokuroria regjistroi proçedimin penal në shtator të të njëjtit vit me akuzën e fallsifikimit të dokumenteve, ndërsa në 16 shkurt 2018 prokuroria e Lezhës ngriti akuzën për shpërdorim detyre ndaj zyrtarëve që ishin në hetim.

Nga hetimet paraprake të Prokurorisë rezultoi se parcelat e pronave në hetim në Malin e Rencit dhe Malin e Shëngjinit janë terren pyll dhe pisha, si dhe rërë. Duke iu referuar fakteve në lidhje me pronat, u krijuar dyshime të arsyeshme se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave të tjetërsimit të këtyre pronave nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre.

Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se sipërfaqja e tokës rezultonte si “tokë pemëtore”, e ndarë në dhjetëra parcela individëve të ndryshëm me sipërfaqe toke në bazë të ligjit 7501, është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për banorë që nuk janë të zonës.

Nga hetimet, sipas prokurorisë, ka rezultuar se këto parcela janë tjetërsuar nga persona të tretë përmes kontratave fiktive shit-blerjeje.  Sipas Prokurorisë, mekanizmi i tjetërsimit të këtyre pronave nëpërmjet parashtrimit të rrethanave të rreme në dokumente të falsifikuara, administrimit të dokumenteve në rrethana të rreme në praktikat e ndarjes dhe deri te regjistrimet në Hipotekë.

Denoncimet

Referuar denoncimit, Pjetër Prela, i cili me vendim gjykate rezulton pronar i sipërfaqes së tokës, kishte vërejtur në zyrën e regjistrimit të pronave, se ai nuk ishte më pronar i saj në një kohë kur nuk kishte bërë shitjen e saj.

Në kallëzimin e Prelës, thuhet se ai është një nga trashëgimtarët e ligjshëm të të ndjerit Gjergj Mark Prela, për të cilin Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Lezhë, me anë të vendimit nr. 28, datë 19.09.2011, ka vendosur:  t’u njohë trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Gerjgj Mark Prela.

Pjetër Prela në kallëzimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, shprehet se pasuria e cila u është kthyer nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është ndarë nga trashëgimtarë ligjore të të ndjerit Gerjgj Mark Prela dhe pjesa takuese e tij me sipërfaqe prej 14 504 m2 është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme Lezhë.

Kallëzuesi shprehet se ngjitur me pasurinë e tij, persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara kanë bërë regjistrimin e një sipërfaqeje toke, e cila është shkëmb dhe rërë duke e paraqitur si tokë “arë” dhe e kanë regjistruar në Hipotekën e Lezhës në një kohë që toka është rërë dhe shkëmb.

Ndërkohë, një tjetër kallzim nga shtetasi Gjek Çelaj, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Lezhës.  Më datë 15.09.2017, kjo prokurori ka regjistruar procedimin penal nr. 671, viti 2017, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”.

Në bazë të kallëzimit të Gjek Çelaj, ndër të tjera ka denoncuar se familja e tij ka banuar prej kohësh në vendin e quajtur “Mali i Rencit”, Shëngjin.

Gjyshi i tij, i ndjeri Gjon Preka ka pasur në pronësi të tij para vitit 1945, në Malin e Rencit, një sipërfaqe prej 12 dynymë tokë buke si dhe një sipërfaqe prej 150 dynymë livadhe dhe kullota, fakte këto të pasqyruara në dokumentin nr. 2293/1, datë 04.06.2014, të lëshuar nga Arkivi Qendror Shtetëror. Pas njohjes së pronës, trashëgimtarët e të ndjerit Gjon Prek Çelaj kanë ndjekur rrugën ligjore për kthimin fizik të saj, proces i cili nuk ka përfunduar akoma.

Por, kallëzuesi ka mësuar se prona, e cila është e familjes së tij dhe për të cilën është në proces gjyqësor për kthimin fizik të saj, me anë të dokumenteve të falsifikuara ishte regjistruar në pronësi të disa personave, të cilët pretendojnë se kanë përfituar në bazë të ligjit 7501.

Nisur nga ky fakt, Prokuroria e Lezhës ka bashkëpunuar të dy procedimet penale në një të vetëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besniku18/03/2018 14:33

Kallzuesi paska qene pronar sipas vendimit te KKPP Lezhe dt. 19.09.2011.... ketu vjen era pisllek. Zyrat e agjensise se kthimit te pronave ne qarqe jane shkrire ne 2009.

Labi18/03/2018 13:32

Haha edhe keta dr e policise ky Mara e Minxhozi jane te koroptuar...Mara eshte hajdut fare

Shto koment

Denonco