Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Dalin detaje, ja si u arrestua lushnjari me armë me vete, i ikën policisë por më pas....

Dalin detaje, ja si u arrestua lushnjari me armë me vete, i ikën policisë por më pas....

11:13, 18/03/2018
A+ Aa A-

Arrestohet një person me armë me vehte. Një 37 vjëçar është arrestuar në Lushnje pasi lëvizte me një pistoletë me vehte të cilen e kishte pa leje dhe me një makinë të blinduar.

Mesohte se ai nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet.

Ai është Julian Sula banues në Karbunarë të Lushnjës dhe po lëvizte me një BMË të blinduar
 

Ja njoftmi i policisë për ngjarjen: Policia e Lushnjes në bashkëpunim me FNSH Fier arrestojnë në flagrancë autorin. Sekuestrohet arma e zjarrit tip Grand Power, dhe një krëhër me 15 fishekë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në vijim të kontrolleve të ushtruara

me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Julian Sulo, 37 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lagjen “Gafur Muço”, shtetasi Julian Sulo duke udhëtuar me mjetin tip B.M.V të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Policia iu vu në ndjekje shtetasit të lartëpërmendur i cili pasi braktis makinën, hedh armën që mbante në mjet dhe largohet me vrap në rrugicat e qytetit.

Falë veprimeve të shpejta të policisë së Lushnjes dhe FNSH Fier, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në Lagjen 18 Tetori, Lushnje.

Në afërsi të mjetit është gjetur një pistoletë tip Grand Power, Q 100, një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folen e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale Prodhimi

dhe shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarakt; dhe Mosbindje e punonjësit të policisë së rendit

publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco