Krumë, plagosje me armë pas një konflikti

Krumë, plagosje me armë pas një konflikti

09:21, 18/03/2018
A+ Aa A-

Një plagosje me armë ka ndodhur në Krumë për shkak të një konflikti ndërmjet dy burrave. Një 52-vjeçar S.Sh. nga fshati Vranisht i Hasit  u plagos me pistoletë në këmbë nga një i ri 30 vjeçar, i cili u arratis pas ngjarjes.

I plagosuri u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mjekët thanë se nuk i rrezikohet jeta.

Policia ndërkohë rrahu gjithë zonën për të zbuluar ku fshihej autori i plagosjes dhe e ka zbuluar me gjithë pistoletën "Mini blou". I arrestuari quhet Abedin Cenalia dhe do të akuzohet për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco