VIDEO/ Kush janë 4 policët që u vunë në pranga. Ja emrat

VIDEO/ Kush janë 4 policët që u vunë në pranga. Ja emrat

15:21, 17/03/2018
A+ Aa A-

Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një konferencë për shtyp, ka zbardhur detaje nga mega-operacioni i policisë, finalizuar me 31 të arrestuar dhe 12 në kërkim për trafik të shqiptarëve drejt SHBA dhe Kandasë

Mes tyre gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

Operacioni i arrestimeve gjate nates

Ata janë:

Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç

Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Konferenca per mediat e policise

“Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë”- ka njoftuar kreu i Policise se Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz17/03/2018 17:05

Te arrestuarit kan tentuar grusht shteti kunder edvin droges, tualet bidese nga librazhdi, erjon braçe miut, ditzi bushatit,kryespiunit gramoz nga salaria, kryehajdutit benit te ahmetajve, damjanit bajges se vlores dhe komsomolasit pandushit me mbiemer sllav. Keta te arrestuar se shpejti i pret ndeshkimi i drejtesise popullore. Te na rroje shoku edi kokaina, rrofte aleanca e qelbesirave!

Shto koment

Denonco