Policia ndalon për kontroll një automjet, ja çfarë i gjen pasagjerit...

Policia ndalon për kontroll një automjet, ja çfarë i gjen pasagjerit...

15:07, 24/02/2018
A+ Aa A-

Arrestohet në Kavajë një person për armëmbajtje pa leje, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri dhe fishekë në makinën e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Hajrulla Gjekaj, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Me datë 23.02.2018 në autostradën Rrogozhinë-Plepa, nga shërbimet e policisë është ndaluar për kontroll mjeti tip “Peaugeot” me drejtues shtetasin N. M., 53 vjeç, banues në Shkodër dhe pasagjer shtetasin Hajrulla Gjekaj.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit Hajrulla Gjekaj iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

• një armë zjarri tip “Zastava”.

•12 copë fishek

• një silenciator.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin

278 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco