Analiza e punës së policisë/ Veliu: Nuk do të ketë reformë, por riformatim...

Analiza e punës së policisë/ Veliu: Nuk do të ketë reformë, por riformatim...

14:36, 24/02/2018
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ishin të pranishëm në analizën e punës së uniformave blu në Qarkun e Beratit, qytet që në 2017 nuk ka shënuar asnjë vrasje.

Veliu tha se për 2018-ën fokusi i punës së policisë do të jetë lufta ndaj krimit të organizuar dhe aseteve të tij. Gjithashtu, ai tha se në rradhët e policisë nuk do të ketë një reformë, por riformatim ose ristrukturim.

“Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka patur rezultate pozitive. Vlen për të theksuar që gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero.

Ashtu si dhe dua të theksoj se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë.

Gjithashtu përveç problematikave dhe rezultateve të evidentuara në këtë analizë u këmbëngul dhe u theksuan edhe prioritetet ku do të fokusohet puna e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për vitin 2018, ku prioriteti kryesor do të jetë vazhdimi pa ndërprerje i operacionit “Forca e Ligjit” si dhe puna parandaluese që duhet të bëhet në drejtim të eleminimit të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike pavarësisht numrit të ulët të sipërfaqes apo të rrënjëve të evidentuara gjatë vitit 2017.

Në vitin 2018 gjithë puna e Policisë së Drejtorisë Vendore Berat do të fokusohet që ky fenonem të mos ekzistojë më në këtë qark.

Në Polici nuk do të ketë reforma. Në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibël”, tha Veliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Labi24/02/2018 19:22

Hahaha drejtori i policise se beratit eshte hajdut dilaver

Krist24/02/2018 16:12

A mund te me thoni,ku qendron ndryshimi i fjales "reforme",nga ajo "riformatim",apo "ristrukturim"?Te treja ,shprehin te njenjten gje,por shume ,sidomos punonjes shteterore,i duket se duke perdore nuancat e ndryshme ,i japin pamje te re ,mendimit te tyre.Kjo me coi ne vitet e femijerise.Ne shkollen fillore te lagjes,policet e kohes,po mesonin shkrim&lexim,se ishin po thuaj te gjithe nga fshatrat pra pothuaj analfabete.Ne,femijet ndiqnim mesimet e tyre,nga dritaret e katit te pare te shkolles.Lexonte polici :mjesi nfshat.-mesuesja,lexoje germe,per germe:mengjezi ne fshat..-Polici perseri :mjesi nfshat. -mesuesja,mos e thuaj permendsh,por lexo germe per germe,,,,polici,ohu o sjushe,kshu i thomi ne nkatun,e sun e them tjetersoj.Edhe krye polici yne,nuk do beka reforme,por do beka riformatim!!!!!Ky ka parasysh qe do beje levizje brenda-perbrenda rradheve te policise,pra me komplet trupen qe ka.Gje qe tregon se paska besim tek kjo trupe ,ne Berat,dhe nuk do beka veting.Por edhe kjo levizje,eshte reforme,ne vehten e saj.

Shto koment

Denonco