Hetimet për Elbasan-Tiranë, në prokurori edhe ministri i Ramës...

Hetimet për Elbasan-Tiranë, në prokurori edhe ministri i Ramës...

14:11, 24/02/2018
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të marrë dëshminë edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, lidhur me hetimet që po kryhen për rrugën Elbasan-Tiranë.

Gjiknuri pritet të thërritet gjatë javës së ardhshme nga Prokurorët që po hetojnë ccështjen. Kështu pas dëshmive të dhëna nga ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, Gjiknuri do të jetë ministri i 3-të i Transporteve që do të pyetet nga organi i akuzës.

Një ditë më parë, në organin e akuzës ka dëshmuar Afrim Qendro, i komanduar si Drejtor i Autoritetit të Rrugëve.

Për rrugën Tiranë-Elbasan, me urdhër të prokurorisë janë arrestuar tre ish-zyrtarë  Dashamir Xhika, ish- drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco