Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Kthesë e re në hetimet e aksidentit të rëndë në Durrës, një burrë 'sposton' shoferen: Jam unë autori

Kthesë e re në hetimet e aksidentit të rëndë në Durrës, një burrë 'sposton' shoferen: Jam unë autori

13:51, 24/02/2018
A+ Aa A-

Kanë marrë një rrjedhë të re, hetimet për shkaktarin e aksidentit të rëndë tek Mali i Robit sot. Një burrë, Halil Koka, ka marrë përispër autorësinë në vend të Ilda Parrojit, 30-vjeçares së dyshuar fillimisht.

Sipas dëshmitarëve, në timon ka që një burrë dhe jo një grua që e ka shkaktuar aksidentin e tmerrshëm ku humbën jetën Edlira Frisku, 34 vjeçe dhe vjehrri i saj, Xhemil Frisku, 69 vjeç si dhe u plagos djali i Edlirës, 8-vjeçari Xh. F. 

Sipas burimeve Ilda Parroj ka deklaruar se ishte ajo autore e aksidentit, e detyruar nga i dashuri i saj Halil Koka, të cilit ia kishte hequr patentën Policia disa ditë më parë, por kanë qënë dëshmitarët që kanë rrëzuar dëshminë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco