Idlir Karkini, biznesmeni i cili akuzohet se ka përvetësuar në mënyrë të kundraligjshme sipërfaqen e tokës, që ishte në pronësi të Komandandës së Forcave Ajrore në plazhin e Spillesë, ka reaguar nëpërmjet një letre, e publikua në media. Karkini thotë se arsyeja e larmit të tij në Itali ka të bëjë me angazhimet në bizneset e tij atje dhe aludimet që janë bërë në media se është larguar për t’iu fshehur drejtësisë janë të gabuara.
Biznesmeni thotë se ai së bashku me avokatët e tij shqiptarë dhe të huaj është duke përgatitur dosjen me të cilën do t’i drejtohet akuzës shqiptare për të sqaruar si qëndron e vërteta e çështjes.
Deklaratë e z.Idlir Karkini
Unë, Idlir Karkini, e çmoj të arsyeshme dhe të nevojshme të bëj disa sqarime për publikun, përmes avokatëve të mi, edhe pse se ato mund të shërbejnë edhe për hetimin dhe zbardhjen e çështjes për të cilën akuzohem.
Pretendimet e prokurorisë dhe urdhër arrestin si masë për ndalimin tim i kam mësuar, teksa gjendesha jashtë shtetit në një shërbim të planifikuar në funksion të biznesit dhe familjes time. Jam ende i çuditur për sa kam mundur të mësoj deri tani për akuzën, por vendosa fillimisht që të mos flisja dhe të ballafaqohesha me problemin vetëm në rrugë ligjore, i bindur plotësisht në pafajësinë time.
Arsyeja e vetme pse po e thyej heshtjen është se këto ditë kam parë dhe lexuar një numër të jashtëzakonshëm lajmesh abuzive, që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën, të cilat i konsideroj si shpifje ndaj personit tim. Natyrisht, për këtë nuk fajësoj aspak mediat, por ata që në mënyrë të qëllimshme dhe dashakeqe e furnizojnë shtypin me lajme të rreme.
Ndaj edhe u ndjeva i detyruar që të bëj një shënim të shkurtër për të sqaruar pozicionin tim , por edhe atë të akuzuesve të mi për këtë çështje. Të jeni të bindur që ky është vetëm fillimi i betejës sime për të vendosur në vend drejtësinë.
1.Ndryshe nga çfarë thuhet në media gjatë këtyre ditëve, e vërteta është se jam unë personi që e kam ngritur i pari çështjen për të cilën akuzohem, dhe këtë kam bërë që në vitin 2017. Gjithë sa deklaroj është bazuar në fakte dhe prova që janë lehtësisht të verifikueshme.
Në postën e policisë së Rrogozhinës kam qenë unë që nëpërmjet punonjësve dhe avokatit tim kam kërkuar dhe bërë ballafaqimin me Forcat Ajrore me qëllim sqarimin për mundësi mbivendosje pronash apo ndonjë gabimi tjetër. Pra gati një vit më parë, ne kemi paraqitur provat tona të pronësisë dhe, për hir të së vërtetës, jemi trajtuar me shumë profesionalizëm nga komandanti i njësisë.
E gjitha kjo sepse kërkonim garanci të plotë për titullin e pronësisë dhe është jashtë çdo logjike që këtë veprim ta kryenim, nëse do të ishim përfshirë në një falsifikim prone, për të cilin akuzohemi padrejtësisht sot. Do të mjaftonte vetëm ky fakt që ta hidhte në erë (një shprehje me të butë) të gjithë akuzën, sepse kam qenë unë vetë që i kam vënë në lëvizje organet e drejtësisë, ngaqë kam dashur që të jem totalisht konform ligjit për pronën time.
Por njëkohësisht i garantoj ata se shumë shpejt, përmes rrugëve ligjore, do të vendos në vend nderin dhe reputacionin tim, të nëpërkëmbur padrejtësisht përmes një akuze të nxituar (abitrare) dhe pa asnjë bazë reale.
© SYRI.net
Ti dhe shoket tuaj keni vjedhur toke pa hesap ne ato zona sepse une jam nga ato zona dhe e di. Keni vjedhur dhe kodrinoren pyll dhe e keni bere me dokumenta fallco. Drejtesia vonon por nuk harron shoku.